Ky është urimi i veçantë i Endritit për ditëlindjen e babait të tij, Hashim Thaçit

Përderisa president i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi po feston sot plot pesë dekada jetë, nuk ka se si të mungojnë urimet nga më të afërmit e tij, shkruan GazetaBlic.Është djali i tij i vetëm, Endrit Thaçi ai i cili pak minuta më parë në rrjetin social “Instagram” i është drejtuar me disa fjalë miradie.

© Endrit Thaçi [instagram]
“Dikush e njeh si bashkëthemelues të ushtrisë çlirimtare, dikush tjetër si lider që e shpalli pavarësinë. Për mua është babë, burim i pashtershëm i dashurisë dhe inspirimit. Ta uroj ditëlindjen dhe të uroj të inspirosh gjeneratat e reja edhe shumë e shumë vjet” – është mesazhi me të cilin Endrit ka uruar presidentin, Thaçi përderisa krejt në fund e ka vendosur emrin e tij dhe një emotikonë me zemër të kuqe, në shenjë dashurie.

Gjithë këtë urim të Endritit e ka plotësuar edhe fotografia që ai ia ka bashkangjitur, ku shihet si fëmijë në krahët e babait të tij teksa po freskoheshin në ujin e kristaltë të një plazhe që me shumë gjasa bazuar në flamurin tek anija, është plazh në Shqipëri.

© Endrit Thaçi [instagram]
Kujtojmë që vetëm disa ditë më parë ishte Enditi ai i cili mbushi 19 vjet jetë. Ndryshe, babai i tij, Hashim Thaçi ka lindur më 24 Prill 1968 dhe është i njohur për pjesëmarrjen aktive në politikë qe një kohë të gjatë.

Partitë politike me mijëra euro borxh shtetit

Pavarësisht se kanë kaluar disa muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, partitë politike vazhdojnë të mos i kryejnë obligimet e veta ndaj shtetit.130 mijë e 100 euro është shuma e mbetur e gjobave që partitë duhet t’ia paguajnë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për shkeljet e tyre gjatë fushatës zgjedhore.PZAP-i u pat shqiptuar partive politike mbi 257 mijë euro dënim, prej të cilave deri më tani janë paguar gjithsej 127 mijë e 250 euro, kurse kanë mbetur pa u paguar edhe 130 mijë e 100 euro.

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca Kosova e Re dhe Nisma janë disa nga partitë të cilat kanë kryer detyrën e tyre duke paguar në tërësi borxhin ndaj PZAP-it, përderisa Partia Demokratike e Kosovës ka paguar vetëm gjysmën e borxhit, por që i mbeten edhe 16 mijë e 700 euro të tjera për t’i paguar, shkruan më tutje “Zëri”.Në anën tjetër Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila është njëherësh edhe partia që ka shumën më të lartë të gjobave gjatë zgjedhjeve, nuk ka paguar ende as një pjesë të borxhit.Nga 78 mijë e 550 euro gjobë LDK-ja nuk ka bërë ende pagesën e saj.
As partia e kryeministrit Ramush Haradinajt nuk ka kryer pagesën e gjobave. AAK-ja ka mbi 17 mijë euro të papaguara.Mulë Desku, kryesues i Sekretariatit të PZAP-it, ka bërë të ditur për “Zërin” se për dy rundet e zgjedhjeve janë shqiptuar gjithsej gjoba në vlerë prej 257 mijë e 350 eurosh.

A do të bashkëpunojnë GDP-ja me Vetëvendosjen? Flet Fisnik Ismaili

Grupi i Deputetëve të Pavarur nuk e përjashtojnë mundësinë që në të ardhmen të kenë bashkëpunim me Lëvizjen “Vetëvendosje”, ndonëse ndarjen e kishin “të dhimbshme”.Kështu të paktën ka konfirmuar në një emision televiziv në RTK, Fisnik Ismaili.Ai theksoi se GDP-ja është duke u përgatitur në formimin e partisë së re dhe se, sipas tij, rezultatet do të tregohen pas mbajtjes së zgjedhjeve, transmeton Indeksonline

“Nesër pasnesër mundemi me bashkëpunu përsëri. Përndryshe, secili rrugës vet. Konsolidohemi dhe votuesi vendos. Nëse s’kalojmë mirë në zgjedhjet e ardhshme atëherë është faji jonë”, është shprehur ai.

Lista Serbe ‘kah të frynë era’

Tash e një muaj, Lista Serbe vazhdon ta mbajë qëndrimin “edhe në pushtet, edhe në opozitë”.Ky qëndrim i tyre do të vazhdojë edhe për një kohë të gjatë pa u penguar nga partitë që qeverisin vendin.Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët thonë se Lista Serbe është aq e mençur sa të mos kalojë në opozitë pasi në këtë formë po arrin të “manovrojë” me Qeverinë dhe po realizon qëllimet e veta, shkruan gazeta “Zëri”.

Ndërkohë, zyrtarët qeveritarë thonë se presin kthimin e plotë të Listës Serbe në Qeveri. Në anën tjetër, partitë opozitare vlerësojnë se me lirinë që po ua jep Qeveria Lista Serbe po faktorizohet çdo ditë e më shumë.Qeveria: Presim kthimin e Listës SerbeHalil Matoshi, këshilltar politik i kryeministrit Haradinaj, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se pret që në një afat optimal Lista Serbe të kthehet në pozicionin paraprak.“Takimet janë të përditshme dhe janë takime pune, por diçka përfundimtare ende nuk kemi. Jemi optimistë që do të kthehen në afat optimal”, ka deklaruar Matoshi.

Nisin hetimet ndaj policëve që arrestuan Gjuriqin

Të gjithë policët që kanë marrë pjesë në aksionin e arrestimit të drejtorit të Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, më 26 mars 2018, në veri të Mitrovicës do t’i nënshtrohen një hetimi nga Inspektorati i Policisë së Kosovës.Hetimin e policëve të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës e ka kërkuar zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Millan Radojeviq.Duke folur për mediet lokale në veri të Mitrovicës, Radojeviq ka konfirmuar se Inspektorati Policor i Kosovës edhe zyrtarisht ka filluar hetimet për të dëshmuar përgjegjësinë penale të policëve që kanë marrë pjesë në arrestimin e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, e ku është lënduar ministri Nenad Rikallo dhe disa të tjerë.

 

Nisin hetimet ndaj policëve që arrestuan Gjuriqin

Të gjithë policët që kanë marrë pjesë në aksionin e arrestimit të drejtorit të Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, më 26 mars 2018, në veri të Mitrovicës do t’i nënshtrohen një hetimi nga Inspektorati i Policisë së Kosovës.Hetimin e policëve të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës e ka kërkuar zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Millan Radojeviq.Duke folur për mediet lokale në veri të Mitrovicës, Radojeviq ka konfirmuar se Inspektorati Policor i Kosovës edhe zyrtarisht ka filluar hetimet për të dëshmuar përgjegjësinë penale të policëve që kanë marrë pjesë në arrestimin e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, e ku është lënduar ministri Nenad Rikallo dhe disa të tjerë.

Nëse ke ndonjë nga këto monedha, mund të bëhesh shumë i pasur

Numizmatika është një lojë shumë interesante, por nganjëherë mjaft e shtrenjtë.A e dini se shumë prej monedhave në koleksionet numizmatike kanë vlerë shumë më tepër se emërtimi i tyre? Po, dhe nëse monedha në fjalë është e qarkullimit të kufizuar, prodhuar në përkujtim të një përvjetori apo datë relevante, çmimi është edhe më i lartë…Duke e ditur këtë, ju ftojmë të shkundni portofolin tuaj. Kush e di, dhe ndoshta në duart tuaja është një e tillë.

Si këto, ka shumë monedha më shumë ose më pak të vlefshme. Për shembull, në vitin 2008, jo vetëm Gjermania u dallua me hartën e BE-së, por edhe vende të tjera. Kështu që është e sigurt se këto monedha kushtojnë më shumë se dy cent, shkruan Joq.al.Pra, filloni të kërkoni, ndoshta në xhepin tuaj ose çantë është një pasuri e vogël, të cilën ju nuk e keni dëgjuar apo pritur për ta gjetur. Dhe nëse jo, vendosni miqtë tuaj për të kërkuar… Kush e di se çfarë mund të gjejnë!

Presidenti Thaçi feston sot ditëlindjen, kaq vite mbush ai!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, sot festojnë ditëlindjet.Thaçi ka mbushur 50 vjet. Ai u lind më 24 prill 1968, është i biri i Haxhiut dhe Hyrës nga Buroja e Skenderajt. Jeton në Prishtinë, me gruan Lumnijen dhe djalin, Endritin. Flet gjuhën angleze dhe gjermane.Bamir Myrteza Topi, sot mbush 61 vjet. Ai u lind më 24 prill të vitit 1957 në Tiranë, është politikan shqiptar dhe ish-president i Shqipërisë.

Është i martuar me Teuta Topin dhe ka dy vajza, Nada Topi e Etida Topi.

Betejë “platformash”

Ka vazhduar beteja me “platforma”, “strategji” dhe organizim tryezash për adresimin e çështjeve me interes nacional.Vetëm pak ditë pas miratimit në qeveri të “Platformës Shtetërore për Finalizimin e Dialogut të Kosovës me Serbinë”, edhe kryetari i Kuvendit ka dalë me “dokumentin” e tij, shkruan sot Koha Ditore.E ka quajtur “Platforma konsensuale dhe gjithëpërfshirëse e agjendës shtetërore në Republikën e Kosovës”, ku ka ngritur pesë çështje të rëndësishme.

Thirrjen për unitet në mbështetje të agjendës nacionale ia ka drejtuar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, si dhe Grupit të Deputetëve të Pavarur.Si pikë të parë në Platformë e ka dialogun me Serbinë, për të vazhduar me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Tek pastaj vjen “(3) Themelimi i Ushtrisë së Kosovës, (4) Agjenda e Integrimeve Evropiane, dhe e fundit (5) Reforma Zgjedhore”.

Krasniqi: PDK vendos se kur vendi shkon në zgjedhje

Memli Krasniqi, deputet i PDK-së, ka thënë se kjo parti nuk është e interesuar për zgjedhje aktualisht.Sipas tij, zgjedhjet do të mbahen kur të thotë kjo parti.“Jemi partia më e rëndësishme në vend, normalisht ne vendosim për zgjedhje. Pa vendos PDK-ja s’mund të vendoset”, ka thënë Krasniqi në Interaktiv të KTV-së.

I pyetur për deklaratat nga LDK-ja për kërkesë për zgjedhje të parakohshme, Krasniqi ka thënë “urdhëroni, të shohim a mund të mbajnë zgjedhje, se po flasin për zgjedhje, por nuk më duket se e kanë njëmend”.“PDK s’është e interesuar në zgjedhje, jemi të interesuar që mandati të shkojë deri në fund. Të fillojë tradita e mandateve të plota. Për ne prioritet është implementimi i projekteve të rëndësishme”, është shprehur Krasniqi.