I vazhdohet masa e suspendimit policit i cili u sulmua nga vëllai i deputetit të VV-së, Rexhep Selimi!

Image result for policia e kosove

Inspektorati Policor i Kosovës i ka vazhduar masën e suspendimit policit i cili ditë më parë u sulmua nga vëllai i Rexhep Selimit, Ramadani, raporton Gazeta Blic. Edhe pas 48 ore suspendim, IPK-ja i ka vazhduar masën e suspendimit policit A.I.Këtë informacion e ka bërë të ditur për “Gazeta Blic”, një burim brenda Policisë së Kosovës.
“I vazhdohet masa e suspendimit policit që u sulmua nga vëllai i Rexhep Selimit, pa afat nga inspektorati policor pra pas 48 ore suspendim IPK-ja, ia vazhdon masën e suspendimit” , tha ky burim për Gazeta Blic.“Gazeta Blic”, ka kontaktuar edhe me zëdhënësin i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Arber Beka por ai ka thënë se nuk ka informacion në lidhje me rastin.Kujtojmë se ka qenë “Gazeta Blic”, e para që ka raportuar se policit të sulmuar nga vëllai i Rexhep Selimit i është bastisur shtëpia dhe që më pas është suspenduar për 48 orë.Ndryshe, vëllai i deputetit Selimi, Ramadan Selimi nuk i kishte përfillur urdhrat e policit dhe e kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor me inicialet A.I. Pas këtij veprimi, ai është shoqëruar në stacionin policor.