“NË 2 MILIONË SHQIPTARË, VETËM NJË NJERIUT PO I NGUTET DEMARKACIONI”

“Në 2 milionë shqiptarë, vetëm një njeriut po i ngutet Demarkacioni”

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se vetëm një njeriu po i ngutet që Demarkacioni të ratifikohet sa më shpejt në Kuvend.

Sipas tij, ky njeri është Presidenti Hashim Thaçi, për të cilin tha se po mundohet që tradhtinë e krimin ta ratifikojë në Kuvend.

“Pse të nxitohemi paarsyeshëm ne afër dy milionë qytetarë të Kosovës? Vetëm një qytetari po i ngutet me arsye: Presidentit Thaçi, i cili do që krimin e tradhtinë e tij ta ratifikojë sa më parë në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Duke shkruar për marrëveshjen mes dy presidentëve Thaçi-Vujanoviq, Kurti ka thënë se Mali i Zi ka pranuar të bisedojë për këtë çështje, kurse Presidenti Thaçi e ka pranuar gabimin.

Sipas Kurtit, liberalizimi i vizave nuk bëhet pa rezultate konkrete kundër krimit e korrupsionit./Insajderi.com