Haradinaj për Azem Sylën: E mytën njerin

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, pasi ky i fundit përmendi rastin gjyqësor “Toka”, ku i përfshirë kryesor është ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla.

Sipas tij, gjyqësori ka një pjesë të fajit kryesor për zhagitjen e rasteve të ndryshme, duke përfshirë edhe atë të Sylës.

“E mytën Azem Sylën qe nja 5 vjet i ka bo në procese gjyqësore. S’mahen njerëz në pakufi në procese por jepja përgjigjen. Mua më kujtohet rasti kur ja ka nis rasti i Azem Sylës por një rast nuk mundet me shku në pakufi. E merr vëlla faturën ose je i fajshëm ose s’je”, tha Haradinaj.