Mbledhje urgjente e AAK-së!

Ikja e disa votave të cilat mendoheshin si të sigurta deri ditën e djeshme, ka vënë sërish në siklet partinë e kryeministrit Ramush Haradinaj.Vota e tërhequr e deputetit të LDK-së, Ramiz Kelmendit dhe ajo “e pasigurt” e Nait Hasanit të PDK-së ka bërë që AAK të mbledh sot grupin parlamentar vetëm një orë para seancës së Kuvendit për të parë se ku janë më numrat dhe çka do ndodh në me seancën.Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj i ka thënë Gazetës Blic se në orën 3:00 do mblidhet grupi parlamentar dhe do analizojnë situatën e krijuar.

“Në orën 3:00 grupi parlamentar i AAK-së sot të ketë një mbledhje dhe aty do të informohemi për ngjarjet rrjedhat dhe krejt çka ka ndodh. Individualisht ne nuk kemi ndonjë qëndrim por do shohim në mbledhje se çka po ndodh” ka thënë Kadrjaj.E pyetur për tërheqjen e votës nga deputeti Kelmendi dhe mundësia që edhe vota e deputetit të PDK-së Nait Hasanit të jetë kundër, Kadrijaj ka thënë se tani askush nuk ka arsye që të votoj kundër marrëveshjes që sot do vihet në Kuvend.“Sot nuk ka arsye që deputetë mos me votu edhe ata që e kanë kundërshtu ngase tash është një momentum i ri, aneksi i nënshkrimeve të presidentëve na jep mundësi me korrigju, dhe me korrektu kufirin dhe kjo është ajo çka edhe e kemi kërku ne kur kemi qenë në opozitë, andaj s’ka arsye për mos me votu”
Krerët e shtetit kanë punuar intensivisht që të arrijmë ta kalojmë këtë marrëveshje, por ta shohim sot çka do ndodh” ka thënë Kadrijaj për Gazetën Blic.Seanca është thirr për në orën 16:00, ndërsa edhe një votë tjetër nga LDK është pezull, meqenëse deputetja Mimoza Kusari Lila, nuk ndodhet në Kosovë./GazetaBlic/