Tërhiqet pak Ramiz Kelmendi: Nuk mund të jap qëndrim definitiv për Demarkacionin

Ende po vazhdon të mbetet e paqartë nëse sot do të ratifikohet demarkacioni me Malin e Zi. Kjo për shkak se koalicioni qeverisës nuk e ka të sigurt votën e 80-të.Lidhja Demokratike e Kosovës e cila është deklaruar pro ratifikimit të kësaj marrëveshje, është duke pasur mospajtime me deputetin Ramiz Kelmendi. Ky i fundit deklaroi mbrëmë se nuk do të marrë pjesë në seancën e demarkacionit me arsyetimin se është kërcënuar.Por votën e tij ‘kundër’, po e mohon shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti, sipas të cilit Kelmendi do të votojë marrëveshjen.

Kelmendi gjatë një prononcimi për lajmi.net prapë nuk e ka bërë të qartë qëndrimin e tij.“Definitiv nuk mund të jap qëndrim sepse na në Rugovë themi se “Burri lua e Guri jo”, por mundem me nda qëndrimet e mia. Unë gjithmonë kam qenë kundër Demarkacionit, jo që kom besu që Demarkacioni është keq, por që ndaj shqetësimin tim ndaj votuesve dhe bashkëvendasve ku jetoj unë, dhe gjithmonë vota ime është në interes të Kosovës, mirëpo edhe në interes të bashkëvendasve të mi.”“Nuk mund të hy unë në vendbanimin tem e mos me fol kërkush me mu sepse un kinse e paskam ndihmu humbjen e territorit”.Tutje, ai ka treguar për kërcënimet që i ka marrë nëse e voton demarkacionin.“E dyta është se zyrtarisht kom tregu që kërcënimi që më është ba mu e anëtarëve të familjes nuk ndij fare, por është e vështirë sepse janë ba dy kërcënime, nga “syri i popullit” që jam në listë për likuidim dhe kërcënimi tjetër që nuk di prej kujt me u rujt, por pamarrë parasysh këto unë s’e kam dert, por kërcënimi ndaj anëtarëve të familjes që nuk kan fare ndikim është problemi. Kur nisem për parlament mua më duhet me i shiqu anëtarët e familjes dhe ata me më kqyr mu se a po shkon baba me e qu gishtin që dikush nesër me na likuidu, që kinse jemi tradhtar, kam kërku që nocioni tradhtar për votuesin e Demarkacionit nuk është ma, kom kërku që edhe ata që e ka nxit këtë nocion duhet me dalë e me thanë që tash jemi patriotë”, ka thënë Kelmendi për lajmi.net.“Kam kërku edhe nga njerëzit që janë shku me i thanë se ata nuk kanë shku me iniciativa të veta, apo i ka qu dikush në atë formë që me ma shtu frikën, që të shkojnë me ju thanë atyre njerëzve që ai kërcënim nuk vlen ma, se tash je patriot, kjo është problemi nuk ka të bëjë me faktin që un nuk besoj në Demarkacion por ka të bëjë vetëm me sigurinë e familjes time”.