Ekskluzive: Seferi – Tyson Fury, mësoni gjithçka rreth meçit

Më 9 qershor, Tyson Fury (ish-kampioni i botës), do të bëjë rikthimin e tij në boks pas më shumë se dy vjetësh.Fury do të ndeshet me Sefer Seferin me 9 qershor në ‘Manchester Arena’.Boksieri shqiptar ka zhvilluar 24 lufta dhe ka 23 fitore, 21 me KO dhe vetëm 1 humbje (Manuel Charr në vitin 2016).

“Sefer Seferi dëshironte që ndeshja të zhvillohet në Rusi apo Dubai, mirëpo Fury ka insituar që meçi të mbahet në Manchester Arena”, i ka thënë ‘Gazetës Blic’ një burim i afërt me Seferin.Seferi ka luftuar në Gjermani, Austri, Zvicër, Maqedoni dhe Kosovë, por kurrë në Britani të Madhe dhe tashmë do të bëjë debutimin me 9 qershor.Seferi është 39-vjeçar dhe ka luftuar si profesioist në Cruiserweight.Në anën tjetër, Tyson Fury ka mposhur Wladimir Klitschkon dhe mban titujt WBA, IBF, WBO dhe IBO.Fury është 29 vjeçar dhe në 25 ndeshje ka 25 fitore, prej të cilave 18 me K.O.