Veseli e teproi me gjuhën e tij në Kuvendin e Kosovës, e habitshme heshtja e grave deputete!

Debati mes Kryetarit të Kuvendit dhe deputetëve të opozitës, shpesh del jashtë kontrollit.Kështu ndodhi edhe të hënën kur Veseli po diskutonte me deputeten e VV-së, Drita Millaku.Një sjellje e tillë, nxiti reagimin e Millakut.

Por një ditë më pas ajo nuk ka dashur të flasë për këtë diskutim aspak parlamentar, raporton T7.Ai që ka folur edhe është i habitur më këtë gjuhë të përsëritur të Veselit, është Artan Murati nga KDI.Murati thotë së gjuha ofenduese e Veselit është e orientuar më shumë kah deputetet e LVV-së.Kryetari i Kuvendit, ka pasur edhe momente tjera kur nuk ka arritur ta kontrollojë vetën.Por kjo gjuhë nuk është kritikuar nga Grupi i Grave deputete që është udhëhequr me herët nga Blerta Deliu e tash nga Mexhide Mjaku-Topalli.Fakti që të dy këto deputete janë me PDK-në, është e kuptueshme edhe heshtja e tyre kur pyeten për sjelljet e Veselit.Por është për t’u habitur se pse refuzoi të përgjigjet deputetja e LDK-së, ndonëse fillimisht pranoi të flas për këtë temë.Në anën tjetër, e shqetësuar nga shprehjet e kreut të Kuvendit është deputetja, Kusari-Lila.Kuvendi i Kosovës ka një rregullore që përcakton sjelljet e deputetëve por ajo nuk përfshinë edhe Kryetarin e Kuvendit.