VESELI – KONJUFCES: GLUAK T’KA LËVIZË AUTORITETI KOHËVE TË FUNDIT

VESELI – KONJUFCES: GLUAK T’KA LËVIZË AUTORITETI KOHËVE TË FUNDIT

Image result for konjufca kadri veseli

Të qeshurat dhe thumbimet në seancat e Kuvendit të Kosovës nuk kanë munguar edhe në seancën e sotme. Protagonistët e këtyre të qeshurave pa dyshim që janë kryetari Veseli dhe deputeti i VV-së, Glauk Konjufca.
Në votimin për krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me dëbimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq, nuk është duke u krijuar numri i votave për krijimin e këtij komisioni.

Me ç’rast për ta votuar këtë komision po duhet të ketë autoritet për t’i bindur deputetët, raporton Insajderi.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka reaguar pasi që opozita nuk është duke e dëgjuar që ky komision të votohet dhe i ka humbur autoriteti.

“Mund ta merrni aty listën e votave, unë votova, po problemi është që grupi parlamentar nuk po më ngon, kjo është edhe punë autoriteti në fund të fundit, as opozita nuk po më ngon, ashtu kështu kërkush nuk po më ngon, kështu që çka kom faj unë”, ka thënë Konjufca.

Ndaj deklaratës së Konjfuces ka reaguar shkurt Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli i cili duke buzëqeshur i ka thënë Konjufces se: “Glauk, Gluak t’ka lëvizë autoriteti kohëve të fundit”.

Në Kuvendin e Kosovës është duke u diskutuar për 51 pika të rendit të ditës të papërfunduara të datave 30 janar, 28 shkurt, 7, 12 dhe 13 mars. /

admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *