Konjufca: Me autostradën e Dukagjinit parashoh korrupsion të paparë ndonjëherë, të mbikëqyret cent për cent

Konjufca: Me autostradën e Dukagjinit parashoh korrupsion të paparë ndonjëherë, të mbikëqyret cent për cent

Image result for autostrada e dukagjinit

Sipas deputetit të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, me projektin për autostradën e Dukagjinit Qeveria e Kosovës do të bëjë korrupsion që nuk është parë deri tash.

Në Interaktiv të KTV-së ai ka thënë se shifra prej 580 milionë eurove e paraparë për shpronësim është tejet e lartë dhe se në këtë shifër me rreth 200 milionë euro s’dihet se çfarë do të ndodhë.

Ai ka thënë se sipas një llogaritje të tyre, i bie që një ari tokë e shpronësuar do të kushtojë mesatarisht 12-13 mijë euro.

“Llogaritja e shpronësimit të tokave është tmerrësisht e lartë. Sipas një llogaritje kemi ardhur në përfundim se 200 milionë euro shpronësim s’do të mund të justifikohen. 600 milionë euro shpronësimi, 500 milionë ndërtimi. Kjo është shqetësuese. Parashoh korrupsion të paparë deri tash. Qysh tash po e themi këtë. Qysh po ndryshohet traseja, e qysh do të ndryshojë në çdo komunë, e cilët persona do të përfitojnë, gjithçka është shqetësuese. Nëse një projekt ka nevojë më së shumti për ta shikuar është ky”, ka deklaruar ai.

Ai ka thënë se duhet kontroll i rreptë parlamentar për këtë projekt dhe duhet të shikohet çdo cent.

Konjufca ka folur edhe për projektin e “Kosovës së Re” ku ka thënë se së paku pesë miliardë euro do të kushtojë në total dhe se do të rrisë për 50 për qind çmimin e rrymës.

Ka ardhur koha për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, thotë Konjufca

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se ka ardhur koha për ngritjen e një mocioni mosbesimi ndaj Qeverisë Haradinaj.

Sipas tij, nëse për asgjë tjetër, kjo duhet të bëhet për të parë pozicionet e partive politike.

Ai ka thënë se është optimist se qëndrimet e fundit të partive do të mund t’i jepnin fund Qeverisë Haradinaj.

“Për asgjë tjetër, një mocion i mosbesimit do të ishte shumë me rëndësi sepse do t’i poziciononte më qartë partitë të gjitha pa përjashtim sa i përket raportit të tyre me pushtetin dhe qeverinë Haradinaj. Edhe kjo e deputetëve të PDK-së që e lodhën popullin duke e kritikuar Ramushin e qeverinë e duke thënë se ne e rrëzojmë kur të duam. AAK-ja po ua kthen se s’po mundeni. Kjo retorikë e grindjeve pa përmbajtje është kot dhe e lodhshme për qytetarin e Kosovës. Për t’i dhënë fund këtij debati, në mos për asgjë tjetër, për pozicionim e partive, është i nevojshëm”, ka thënë Konjufca në Interaktiv të KTV-së.

Konjufca më tej ka thënë se nëse një shtet humb 15 për qind të popullatës, siç ka ndodhur me ikjen e qytetarëve të Kosovës, një vend demokratik do të shpallte gjendje emergjente.

admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *