ANGELA MERKEL KËRKON NGA VUÇIQI DHE THAÇI TA “VARROSIN” PLANIN PËR SHKËMBIM TERRITORESH

ANGELA MERKEL KËRKON NGA VUÇIQI DHE THAÇI TA “VARROSIN” PLANIN PËR SHKËMBIM TERRITORESH

Image result for merkel

Qëllimi i konferencës së ardhshme rajonale në Berlin për Ballkanin Perëndimor është që të “varroset” plani për shkëmbim të territoreve, pretendon e përditshmja vjeneze “Standard”.

“Kancelarja gjermane Angela Merkel planifikon të propozojë që veriu i Kosovës të fitojë një lloj të statusit special, kjo është në bazë të idesë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për formimin e të cilit është marrë vesh me Marrëveshjen e Brukseli, mirëpo deri tani nuk është zbatuar”, shkruan gazeta.

“Standard” shkruan se Merkel ka caktuar për 29 prill një samit ballkanik në Berlin, në të cilin duhet të “varroset” diskutimi për ndryshimin e kufijve sipas kritereve etnike.

Samiti po mbahet me iniciativë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron, ndërsa janë ftuar edhe kryeministrat e gjithë rajonit bashkë me kryeministrat e Sllovenisë dhe të Kroacisë, pastaj presidentët e Kosovës dhe Serbisë Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq.

Gazeta përkujton se Gjermania është në mënyrë shumë të vendosur kundër idesë për ndryshimin e kufijve të cilën ide e kanë përkrahur përfaqësuesja e lartë e BE Frederica Mogherini, komisionari evropian Johannes Hahn dhe këshilltari në administratën amerikane John Bolton, por edhe Austria dhe Hungaria, gjë që është në kundërshtim diametral me politikën e gjertanishme të Perëndimit, thekson gazeta.

Në Berlin, gjithsesi konsiderojnë se më me rëndësi është të arrihet një marrëveshje e mirë në mes të Kosovës dhe Serbisë, sesa marrëveshje e shpejtë, ndërsa këtë qëndrim e ndan edhe Franca, për të cilën, para se gjithash, është me rëndësi që të vendoset sundimi i ligjit në Ballkan. Gazeta thekson se marrëveshja duhet të sjellë deri te normalizimi i dy shteteve në kuadër të procesit të afrimit me BE. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dëshiron që për njohje të pavarësisë së Kosovës të fitojë diçka dhe për këtë është përkrahur nga disa evropianë, gjë që do të sillte kah koncepti “territori për status”, përfundon e përditshmja austriake “Standard”.

admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *