Cili ambasador i Shqipërisë po e quan Thaçin “Gjarpër të shtëpisë” për shkak të kufijve

Cili ambasador i Shqipërisë po e quan Thaçin “Gjarpër të shtëpisë” për shkak të kufijve

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, ka bërë të ditur se të premten do ta promovojë librin e tij të quajtur “Kosova e kërcënuar nga gjarpri i shtëpisë”, titull me të cilin i referohet idesë së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për shkëmbim të territoreve e nofkës së tij në luftë,.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Lauka përmes një shkrimi në Facebook, ndërkaq ka thënë se përmes librit ka dhënë argumentet e tij për paqëndrueshmërinë teorike të tezës së shkëmbimit të territoreve midis Kosovës e Serbisë, si dhe kërcënimin real që paraqet për interesat kombëtare e shtetërore.

Tё dashur miq, Me 19 prill 2019, ditёn e premte, ora 11:00, nё mjediset e Bibliotekёs Kombёtare nё Prishtinё, do tё…

Posted by Islam Lauka on Friday, April 12, 2019

Lajmin e kanë bërë të ditur edhe shtëpia botuese “Faik Konica”.

“Shtëpia Botuese “Faik Konica” ka nderin që të ftojë të gjitha mediat e interesuara në promovimin e librit të Dr. Islam Lauka, “Kosova e kërcënuar nga gjarpri i shtëpisë”. Kjo veprimtari zhvillohet të premten, më 19 prill 2019, ora 11:00, në Bibliotekën Kombëtare, Prishtinë”, bëhet e ditur në njoftim

admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *