Konjufca: Për 20 vite për termocentralin Kosova e re qytetarët do të paguajnë 5 miliard euro AKTUALE

Konjufca: Për 20 vite për termocentralin Kosova e re qytetarët do të paguajnë 5 miliard euro AKTUALE

Related image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca derisa po diskutohet për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re, tha se për 20 vite për këtë projekt qytetarët do të paguajnë më së paku 5 miliard euro, raporton “Zëri.info”.

“Konsekuencat që ka mi pas ky projekt, me llogaritjen e njohësve më të mirë të kësaj fushe, në 20 vitet e ardhshme nëse llogaritet krejt kostoja e projektit, më së pakti ka me pas kosto 5 miliard euro prej gjepit të qytetarëve. Nëse llogaritet çka ka me i mbuluar shpenzime Kosova, plus rritjen progresive të çmimit të energjisë, në vitin 2043 qytetarëve do t’i del kostoja 5 deri 6 miliard euro të paguara nga gjepi i tyre”, tha ai.

Sipas tij, gjithë rrezikun e kostos për projektin e termocentralit do ta paguaj qeveria dhe qytetarët.

“Ju keni me mbulu kredinë mbi 900 milionë euro, ju do ta paguani kamatë, fitimin e tatimin në fitim. Përveç kësaj i siguroni investitorit, ujin, deponitë e mbetjeve e të gjitha. Ku ki kësi kontrate, me kësi lloj kushtesh, ku krejt rrezikun e kostos e pagunë qeveria dhe qytetarët”, tha ai.

Konjufca i tha më tej ministrit Lluka se është me rrezik që me këtë kontratë dikush të shkojë edhe në burg.

E për këtë i kërkoi ministrit që t’i pyes dy ministrat para tij se pse nuk e kanë nënshkruar këtë kontratë.

admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *