Zyrtari i PDK-së e quan skandaloz vendimin e Haradinajt për Katedralen Notre Dame: Mos u bë ma katolik se Papa

Zyrtari i PDK-së e quan skandaloz vendimin e Haradinajt për Katedralen Notre Dame: Mos u bë ma katolik se Papa

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arton Muhaxheri, e ka quajtur skandaloze vendimin e kryeministrit Haradinaj, për ndarjen e mjeteve për rindërtimin e Katedrales Notre Dame në Francë.Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, i ka thënë kryeministrit Haradinajt, se “nuk mund të bëhesh ma katolik se Papa”, përcjell Gazeta Blic.Madje, Muhaxheri përveç që e quajti këtë vendim skandaloz, tha se kjo është vetëm njëri nga vendimet skandaloze të kryeministrit Haradinaj.

KRYEMINISTER NUK MUND TË BËHESH MË KATOLIK SE PAPA

KRYEMINISTER NUK MUND TË BËHESH MË KATOLIK SE PAPAKryeministri i vendimeve skandaloze sot e paska marr edhe një tjetër…

Posted by Muhaxheri A. Arton on Wednesday, April 17, 2019

Kryeministri i vendimeve skandaloze sot e paska marr edhe një tjetër vendim të tillë: ndarjen e fondeve për rindërtimin e Notre Dame në Francë.Kryeminister nuk ke nevojë të bëhesh më katolik se papa, sepse kjo nuk të ndihmon asgjë në raport me liberalizimin e vizave, por as nuk e ndalon ikjen e të rinjëve nga Kosova për më tepër nuk do të bëhesh më i dashur për bashkësinë ndërkombëtare, madje as për vetë Francen.

admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *