Pamje nga disa kënde të ndryshme të nokautit të çmendur të Wilder ndaj Breazale

Pamje nga disa kënde të ndryshme të nokautit të çmendur të Wilder ndaj Breazale

Dominic Breazale nuk ka arritur të bëjë absolutisht asgjë përballë Deontay Wilder.Ky i fundit e nokautoi kundërshtarin e tij qysh në raundin e parë, me një goditje tejet të fortë, e që doli të jetë pika vendimtare e këtij meçi, shkruan GazetaBlic.Pas humbjes, Breazale u shpreh i zhgënjyer, madje pati edhe vërejtje për gjyqtarin kinse nuk e ka përfunduar numërimin, mirëpo shihet qartë edhe në video se ai nuk arriti ta marrë veten pas asaj goditje që e përplasi për toke.

“Boksi është i tillë. Gjyqtarin e dëgjoja teksa thoshte, shtatë-tetë, por që nuk e di pse nuk e përfundoi, megjithatë ky është boks. Ka goditje të forta nga kundërshtar të fuqishëm me përgatitje të lartë fizike, prandaj jo më kot është kategori e rëndë”, përfundoi ai.Më poshtë mund ta shikoni nokautin klasik, dhe atë nga kënde të ndryshme.

admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *