Zeka i del në mbrojtje Brovinës: Është dashur që t’i kërkohet falje asaj, ajo është personalitet botëror

Zeka i del në mbrojtje Brovinës: Është dashur që t’i kërkohet falje asaj, ajo është personalitet botëror

Sot në seancën e thirrur për formimin e Tribunalit për krimet serbe gjatë luftës në Kosovë, deputeti Zeka ka folur për rastin e fundit lidhur me fotografinë e publikuar në seancën e kaluar, fotografi kjo në të cilën paraqitej një grua duke u dhunuar në prani të familjarëve të saj, për të cilën Brovina zotohej se është fotografi e shkrepur nga lufta në Kosovë dhe se protagonistja kryesore e saj ishte grua nga Kosova.Ai mes tjerash foli edhe për karakterin e Flora Brovinës, duke e ngritur lart si grua me personalitet botëror, e cila e ka përjetuar rëndë regjimin serb dhe se e gjithë kjo ngjarje me fotografi do të mund të përmbyllej me një kërkim faljeje.“Imagjinoni vuajtjet e Flora Brovinës, torturat e saj nëpër burgje, humbja e memories, dridhja kur fol për gjërat që ajo vetë i ka përvjetuar dhe që është marrë me të gjitha këto poshtërsi dhe fyerje që na i ka bërë regjimi shqiptaro-serb. Prandaj po them se, dëmi politik është i barabartë kur njeriu gënjen publikisht, kur janë inçizime… Ju është dashur të kërkoni falje për veprimin e Flora Brovinës e jo të komentoni. Disa deputetë këtu edhe 200 vjet jetë me i pasë, nuk munden t’i afrohen te thembra Flora Brovinës. Flora Brovina nuk është personalitet i brendshëm 11 mijë kilometra, Flora Brovina është personalitet botëror. Edhe ato shoqatat që janë qu me këmbë të para e të mbrama me fy Flora Brovinën, imagjino se çfarë keqpërdorimesh bëjnë të fondeve që i marrin nga bota perëndimore duke u thirrur në viktimat e dhunës së luftës, janë pikërisht këto organizata që “iu kanë gjuajtur” në shpinë Flora Brovinës, që e kanë nxjerrë atë shifrën 20 mijë të përdhunuara”, theksoi Zeka.

Krejt në fund ai kujtoi ëndrrën e tij që të kthehet i gjallë në Prishtinë nga lufta, duke e përmbyllur fjalimin me thirrjen për vetëdijësimin e popullit shqiptar për krimet që i kanë bërë serbët në popullin shqiptar.

admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *