Hashim Thaçi nuk përmbahet: Ramush Haradinaj ishte i paedukatë në Samitin e Berlinit, Edi Rama ishte briliant

Hashim Thaçi nuk përmbahet: Ramush Haradinaj ishte i paedukatë në Samitin e Berlinit, Edi Rama ishte briliant

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk resht së falënderuari dhe i thurur elozhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Pasi e quajti “burrë shteti” pak ditë më parë në një intervistë që dha mbrëmjen e së hënës në emisionin “Open” në TCH, ai tha se në samitin e Berlinit Rama ishte brilant ndryshe nga kryeministri i Kosovës, Haradinaj që ishte treguar pa takt në takimet me liderët e Europës.“Presion Haradinajt? Më vjen shumë për të qeshur. Është përgojim dhe insinuatë. Nuk dua të ndërhyj në deklarata elektorale. Unë jam president i vendit. Atë që ka shkruar Rama në letër është 100% e saktë.Ndaj Haradinajt ka pasur vetëm një këshillë se si të sillet më mirë në marrëdhëniet diplomatike. Nuk jam i gatshëm të përgojoj që takimet me zyrtarët e lartë. I kam kërkuar në mënyrë të mirësjellshme të ndryshojë në rrafshin edukativ. Letra e Ramës është e pastër si loti dhe 100% e saktë.

Në Berlin kam folur unë si President i vendit, foli dhe Haradinaj dhe Rama. Unë i kam botuar fjalimet e mia që kam pasur të shkruara. Aty kam folur qartë që taksa është vendim i drejtë, legjitim dhe duhet të mbetet në fuqi.Taksa nuk duhet të jetë kusht për liberalizmin e vizave. Edhe Rama ka pasur një paraqitje brilante për reformat në Kosovë dhe në Shqipëri” – tha Thaçi.

admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *