Hashim Thaçi: Ideja e “korrigjimit” të kufijve është ide origjinale e imja

Hashim Thaçi: Ideja e “korrigjimit” të kufijve është ide origjinale e imja

Presidenti i Kosovës, në një intervistë në Top Chanel ka theksuar se ideja e korrigjimit të kufijve është ide e tij, origjinale.Ai ka theksuar se kjo ide e tij ka lindur pas takimeve që ka pasur me përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit.Ai ka thënë se një ide e shkëmbimit të territoreve i pari e ka dhënë, ish- presidenti Ibrahim Rugova.

Ai tha se menjëherë pas Rugovës, idenë e shkëmbimit të territoreve e ka mbështetur edhe Rexhep Qosja, Nexhat Daci e zyrtarë tjerë të LDK-së, raporton Gazeta Blic.I pari i Kosovës, Thaçi ka theksuar se ai nuk e mbështet idenë e shkëmbimit të territoreve, ndërkohë ka shtuar se ai mbështet bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.Ka shtuar se “në Berlin as nuk është vrarë (ideja e korrigjimit) e as nuk është kultivuar ndonjë ide sa i përket dialogut Kosovë- Serbi”

“Për hirë të së vërtetës dua të theksoj se Samiti ka qenë me një përfaqësim të shteteve të Ballkanit Perëndimor nën organizimin e kancelares gjermane Merkel dhe presidentit francez Macron por edhe me pjesëmarrjen e znj. Mogherini. Janë dëgjuar opinionet e të të gjithë liderëve të gjithë liderëve të rajonit presidentit të Kosovës, kryeministrit e gjithashtu edhe kryeministrit të Shqipërisë. E arritura më e madhe e atij Samiti është që të pajtohemi me propozimin e Macron për takimin e radhës për Samitin e Parisit”, tha ai.

admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *