Paralajmërimi i Hashim Thaçit për Ramush Haradinajn: Nëse nuk hiqet taksa, do të ndërhyjë

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka deklaruar se heqja e taksës 100% ndaj Serbisë është e domosdoshme të pezullohet pasi e njëjta do t’i hap rrugë vazhdimit të dialogut.Në një intervistë televizive, Thaçi deklaroi se taksa do ta ketë një fund duke thënë se do të ketë një ndërhyrje nga ana e tij.“Mendojë se kjo çështje është bërë monotone. Kërkesa e gjithë bashkësisë ndërkombëtare që të respektohet këshilla për të hapur mundësit vazhdimit të dialogut. Kam besim se gjërat e tilla do të tejkalohen dhe për Kosovën s’do të ketë cenim.

Tani janë të njohura kërkesat e SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë. Ata e njohin vullnetin e opinionit publik në Kosovë dhe orientimin strategjik të opinionit. Si president nuk do të lejoj që të preken vija e kuqe sepse atëherë do të ndërhyjë…”, ka thënë Thaçi për Klan Kosova.

admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *