Ja me çka ia kalon Glauk Konjufca, Albin Kurtit

Ja me çka ia kalon Glauk Konjufca, Albin Kurtit

Shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, duket se po merr përkrahje më të madhe në rrjete sociale, se sa lideri Albin Kurti.

Konjufca, tashmë i ka bërë vetëm një javë që kur është anëtarsuar në rrjetin social Facebook, dhe postimet e tij janë shumë të pëlqyera, madje edhe më shumë se të vetë kryetarit të VV-së, Albin Kurti.

2 mijë e 200 pëlqime, kanë ardhur në një postim të Konjufcës, teksa ironizoi me vendimin e Gjykatës për lirimin nga akuza të Sami Lushtakut, Dardan Gashit, Endrit Shalës dhe disa të tjetëve për gjuajtjen me revole gazi në një ndejë në shtëpinë e Fatmir Limajt, në Malishevë.

Kurse, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka marrë rreth 1 mijë e 400 pëlqime në pesë postimet e tij të fundit.

Konjufca, ka filluar rritjen e përkrahjes nga populli që nga dalja e disa anëtarëve të VV-së dhe anëtarsimi i tyre në Partinë Socialdemokrate.

Kjo, pasi qe Konjufca,kishte bërë replika të ashpëra me të larguarit, e veçmas me ish-sekretarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj.

admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *