Mrekulli: Prindërit nga Vitija, që mbetën pa të vetmin djalë, bëhen sërish prindër

Mrekulli: Prindërit nga Vitija, që mbetën pa të vetmin djalë, bëhen sërish prindër

Prindërit e të ndjerit, Ilir Ukshini, që rreth dy vite më parë humbi jetën në një aksident tragjik në rrugët e Francës, po përjetojnë ngjarjen më të lumtur të jetës së tyre.

Bukurie dhe Bekim Ukshini të moshës mbi 40 vjeçare, të cilët jetojnë në Francë, janë bërë sërish prindër të një djali që erdhi në jetë gjatë ditës së djeshme në një spital të shtetit francez, tash kur kanë kaluar më shumë se dy vjet nga humbja e djalit të tyre të vetëm Ilirit, në moshën 19-vjeçare.

Djali që u lind në Francë nga ky çift, u pagëzua me emrin Diamant, shkruan Plus Tv.

Lajmin e madh që ka gëzuar familjen e dha halla e Diamantit të vogël Avdushja, e cila u shpreh e lumtur duke e quajtur ardhjen në jetë të Diamantit të vogël, si një “Mrekulli të Zotit”.

“Këtë lajm të rëndësishëm dhe këtë gëzim të familjes duam ta ndajmë me të gjithë, sikurse që ndamë dhimbjen kur Iliri u nda nga ne. Faleminderit, në emër të Familjes Ukshini, gjithë atyre që kanë qenë me ne në rastet kur më së shumti kishim nevojë, ne sot jemi shumë të gëzuar, kemi festë”, u shpreh ajo me lot në sy.

Ajo shtoi se çifti kurrë nuk humbi besimin dhe shpresën, ata qëndruan duke mbështetur njëri-tjetrin, dhe gjithmonë ëndërronin të kishin një familje të madhe dhe tani ardhja e fëmijës së tyre është diçka e përsosur për ta.

Kujtojmë, se Iliri ishe djali i vetëm i çiftit bashkëshortor Bukurie dhe Bekim Ukshini, i cili humbi jetën në një aksident trafiku në vitin 2016 bashkë me një shok të tij, duke i lënë përjetë të pikëlluar prindërit dhe gjithë ata që i njohën dy të rinjtë kosovarë.

Iliri para se të ndahej nga jeta tragjikisht, kishte shpallur fejesën.

 

admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *