Naser Shala is not voted for director of the Property Verification Agency

Naser Shala is not voted for director of the Property Verification Agency

Naser Shala did not receive the sufficient votes of the deputies for the post of director of the Executive Secretariat of the Agency for Comparison and Verification of Property.

In this race Shala had competing Florije Kika. The latter did not even get enough votes for this post.

Of all the aphrodisiacs this honey is the sweetest taste of your romance
SPONSORED
READ MORE
The vote did not take either Milaim Çekaj and Mark Buzhala who had competed for the post of deputy director of this agency.

Naser Shala, who is known under the pseudonym “Ftyra”, was charged with war crimes in the Klecka case, together with the current deputy prime minister, Fatmir Limaj and eight other accused.

Since the MPs did not vote, the vacancy for these two posts will be repeated. / KP / Telegraph /

“Policia e Kosovës e bindur se trupat e dy policëve të zhdukur janë në lumë’

Kryeimami i Kaçanikut i cili është edhe zhytës vullnetar, Florim Neziraj tha se Policia e Kosovës është e bindur se trupat e dy policëve të zhdukur janë në lumë.Sipas tij ata kanë disa mostra, që sigurisht i bëjnë të besojnë se ata kanë rënë në ujë.Kështu beson edhe vetë Neziaj.

Kryeimami i Kaçanikut i cili është edhe zhytës vullnetar, Florim Neziraj tha se Policia e Kosovës është e bindur se trupat e dy policëve të zhdukur janë në lumë.Sipas tij ata kanë disa mostra, që sigurisht i bëjnë të besojnë se ata kanë rënë në ujë.Kështu beson edhe vetë Neziaj.

Sinan Vllasaliu publikon këngën e re me ritme latine

Sinan Vllasaliu ka sjell këngë e re për tregun muzikor shqiptar.“Nuk është fer”, titullohet kënga e re këngëtarit që vjen me ritme të lehta të muzikës latine.Ai edhe kësaj radhe nuk ka ndryshuar bashkëpunëtorët me të cilët sjell punon në videoklipet e reja.

Ilir Berani është përkujdesur për tekstin dhe muzikën kurse orkestrimin e ka bërë Virusi.Videoja e këngës është punuar nga video produksioni prizrenas XL Films.Ndryshe, ky pritet të mos jetë kënga e fundit e Vllasaliut për këtë vit pasi që ka paralajmëruar edhe disa të tjera.

Haradinaj nuk pranon tu hiqet meditja deputetëve, arsyeton mungesën e tyre

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj nuk ishte i pajtimit që deputetëve që nuk janë prezent në Kuvend t’u hiqet mëditja.Kërkesë kjo e kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, pasi dështoi miratimi i rezolutës për të pagjeturit pikërisht në mungesë të deputetëve.Por Haradinaj nuk po e sheh të drejt një gjë të tillë, duke arsyetuar mungesën e deputetëve me përvjetorin edhe të masakrës së Mejës.

“Sot është masakra e Mejës, një pjesë e mirë e deputetëve kanë familjar që janë të humbur në atë masakër, edhe ne nuk është e ndershme sot t’jua heqim mëditjet, jo në kuptimin financiar, por është e pamoralshme nëse ne shkojmë në atë drejtim”, tha Haradinaj.Ai tha se nuk po dëshiron t’i justifikojë deputetët që nuk janë kthyer në Kuvend, por që të mos hapet si diskutimi ai propozoi të votohet një ditë tjetër kjo rezolutë. “Thirre edhe një seancë të jashtëzakonshme se nuk bohet nomi, nesër vijmë tonë edhe e votojmë. Se nuk dalim serioz në këtë drejtim”, përfundoi Haradinaj.Me Haradinajn u pajtua edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.Ajo tha se nuk është sot dita kur duhet të merret ndonjë vendim për penalizim.Edhe pas pauzës, Kuvendi i Kosovës e pati të pamundur ta votojë Rezolutën për personat e pagjetur.Në sallë ishin të pranishëm vetëm 56 deputetë dhe në mungesë të kuorumit, kryeparlamentari Kadri Veseli mbylli seancën e sotme.Po ashtu u morr vendim që asnjë deputetë të mos marrë mëditje sot. Veseli tha se Kryesia do të vendosë nëse do të marrin mëditje 56 deputetët që ishin në seancë.

Ky është urimi i veçantë i Endritit për ditëlindjen e babait të tij, Hashim Thaçit

Përderisa president i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi po feston sot plot pesë dekada jetë, nuk ka se si të mungojnë urimet nga më të afërmit e tij, shkruan GazetaBlic.Është djali i tij i vetëm, Endrit Thaçi ai i cili pak minuta më parë në rrjetin social “Instagram” i është drejtuar me disa fjalë miradie.

© Endrit Thaçi [instagram]
“Dikush e njeh si bashkëthemelues të ushtrisë çlirimtare, dikush tjetër si lider që e shpalli pavarësinë. Për mua është babë, burim i pashtershëm i dashurisë dhe inspirimit. Ta uroj ditëlindjen dhe të uroj të inspirosh gjeneratat e reja edhe shumë e shumë vjet” – është mesazhi me të cilin Endrit ka uruar presidentin, Thaçi përderisa krejt në fund e ka vendosur emrin e tij dhe një emotikonë me zemër të kuqe, në shenjë dashurie.

Gjithë këtë urim të Endritit e ka plotësuar edhe fotografia që ai ia ka bashkangjitur, ku shihet si fëmijë në krahët e babait të tij teksa po freskoheshin në ujin e kristaltë të një plazhe që me shumë gjasa bazuar në flamurin tek anija, është plazh në Shqipëri.

© Endrit Thaçi [instagram]
Kujtojmë që vetëm disa ditë më parë ishte Enditi ai i cili mbushi 19 vjet jetë. Ndryshe, babai i tij, Hashim Thaçi ka lindur më 24 Prill 1968 dhe është i njohur për pjesëmarrjen aktive në politikë qe një kohë të gjatë.

Partitë politike me mijëra euro borxh shtetit

Pavarësisht se kanë kaluar disa muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, partitë politike vazhdojnë të mos i kryejnë obligimet e veta ndaj shtetit.130 mijë e 100 euro është shuma e mbetur e gjobave që partitë duhet t’ia paguajnë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për shkeljet e tyre gjatë fushatës zgjedhore.PZAP-i u pat shqiptuar partive politike mbi 257 mijë euro dënim, prej të cilave deri më tani janë paguar gjithsej 127 mijë e 250 euro, kurse kanë mbetur pa u paguar edhe 130 mijë e 100 euro.

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca Kosova e Re dhe Nisma janë disa nga partitë të cilat kanë kryer detyrën e tyre duke paguar në tërësi borxhin ndaj PZAP-it, përderisa Partia Demokratike e Kosovës ka paguar vetëm gjysmën e borxhit, por që i mbeten edhe 16 mijë e 700 euro të tjera për t’i paguar, shkruan më tutje “Zëri”.Në anën tjetër Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila është njëherësh edhe partia që ka shumën më të lartë të gjobave gjatë zgjedhjeve, nuk ka paguar ende as një pjesë të borxhit.Nga 78 mijë e 550 euro gjobë LDK-ja nuk ka bërë ende pagesën e saj.
As partia e kryeministrit Ramush Haradinajt nuk ka kryer pagesën e gjobave. AAK-ja ka mbi 17 mijë euro të papaguara.Mulë Desku, kryesues i Sekretariatit të PZAP-it, ka bërë të ditur për “Zërin” se për dy rundet e zgjedhjeve janë shqiptuar gjithsej gjoba në vlerë prej 257 mijë e 350 eurosh.

A do të bashkëpunojnë GDP-ja me Vetëvendosjen? Flet Fisnik Ismaili

Grupi i Deputetëve të Pavarur nuk e përjashtojnë mundësinë që në të ardhmen të kenë bashkëpunim me Lëvizjen “Vetëvendosje”, ndonëse ndarjen e kishin “të dhimbshme”.Kështu të paktën ka konfirmuar në një emision televiziv në RTK, Fisnik Ismaili.Ai theksoi se GDP-ja është duke u përgatitur në formimin e partisë së re dhe se, sipas tij, rezultatet do të tregohen pas mbajtjes së zgjedhjeve, transmeton Indeksonline

“Nesër pasnesër mundemi me bashkëpunu përsëri. Përndryshe, secili rrugës vet. Konsolidohemi dhe votuesi vendos. Nëse s’kalojmë mirë në zgjedhjet e ardhshme atëherë është faji jonë”, është shprehur ai.

Lista Serbe ‘kah të frynë era’

Tash e një muaj, Lista Serbe vazhdon ta mbajë qëndrimin “edhe në pushtet, edhe në opozitë”.Ky qëndrim i tyre do të vazhdojë edhe për një kohë të gjatë pa u penguar nga partitë që qeverisin vendin.Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët thonë se Lista Serbe është aq e mençur sa të mos kalojë në opozitë pasi në këtë formë po arrin të “manovrojë” me Qeverinë dhe po realizon qëllimet e veta, shkruan gazeta “Zëri”.

Ndërkohë, zyrtarët qeveritarë thonë se presin kthimin e plotë të Listës Serbe në Qeveri. Në anën tjetër, partitë opozitare vlerësojnë se me lirinë që po ua jep Qeveria Lista Serbe po faktorizohet çdo ditë e më shumë.Qeveria: Presim kthimin e Listës SerbeHalil Matoshi, këshilltar politik i kryeministrit Haradinaj, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se pret që në një afat optimal Lista Serbe të kthehet në pozicionin paraprak.“Takimet janë të përditshme dhe janë takime pune, por diçka përfundimtare ende nuk kemi. Jemi optimistë që do të kthehen në afat optimal”, ka deklaruar Matoshi.

Nisin hetimet ndaj policëve që arrestuan Gjuriqin

Të gjithë policët që kanë marrë pjesë në aksionin e arrestimit të drejtorit të Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, më 26 mars 2018, në veri të Mitrovicës do t’i nënshtrohen një hetimi nga Inspektorati i Policisë së Kosovës.Hetimin e policëve të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës e ka kërkuar zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Millan Radojeviq.Duke folur për mediet lokale në veri të Mitrovicës, Radojeviq ka konfirmuar se Inspektorati Policor i Kosovës edhe zyrtarisht ka filluar hetimet për të dëshmuar përgjegjësinë penale të policëve që kanë marrë pjesë në arrestimin e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, e ku është lënduar ministri Nenad Rikallo dhe disa të tjerë.

 

Nisin hetimet ndaj policëve që arrestuan Gjuriqin

Të gjithë policët që kanë marrë pjesë në aksionin e arrestimit të drejtorit të Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, më 26 mars 2018, në veri të Mitrovicës do t’i nënshtrohen një hetimi nga Inspektorati i Policisë së Kosovës.Hetimin e policëve të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës e ka kërkuar zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Millan Radojeviq.Duke folur për mediet lokale në veri të Mitrovicës, Radojeviq ka konfirmuar se Inspektorati Policor i Kosovës edhe zyrtarisht ka filluar hetimet për të dëshmuar përgjegjësinë penale të policëve që kanë marrë pjesë në arrestimin e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, e ku është lënduar ministri Nenad Rikallo dhe disa të tjerë.