Lekaj deklarohet për darkën e krerëve të shtetit, kështu e quan ai

Mbrëmje relaksuese, e ka quajtur ministri Pal Lekaj darkën e krerëve të shtetit në rezidencën e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli në Hajvali.Thotë se janë diskutuar çështje të ndryshme zhvillimore për vendin në prag të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj thotë se darka e krerëve të shtetit të dielën mbrëma në Hajvali ishte shumë e dobishme.“Mendoj se këto darkat apo takimet joformale janë të dobishme, sidomos kur mblidhen krerët e shtetit dhe diskutojnë për zhvillimin dhe forcimin e institucioneve shtetërore”, tha Lekaj në ‘Interaktiv’ të KTV’së. “Ajo që mbrëmë ka ndodhur ka qenë më tepër darkë miqësore e ftuar nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministri i Kosovës Pacolli që e falënderojmë që na e ka ofruar tryezën”, shpjegoi ai.“Më besoni se ka qenë një mbrëmje relaksuese edhe në mes të krerëve të shtetit, mes të ministrave dhe zyrtarëve të tjerë. Më tepër janë diskutuar çështjet për zhvillim të Kosovës e sidomos për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës”, theksoi Lekaj.Ndërkaq, Behgjet Pacolli ka thënë se organizoi darkën në shtëpi për të kursyer buxhetin e shtetit për shkak të numrit të madh të ministrave.

Maloku: Ushtria në 2018-ën, rrena e radhës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ditë më parë ka shprehur besimin se Ushtria e Kosovës do të formohet gjatë vitit 2018.Ai ka thënë se po i kryejnë të gjitha përgatitjet e duhura për t’i plotësuar standardet e duhura për ta formuar Forcat e Armatosura të Kosovës.Nga ana tjetër, njohësi i çështjeve të sigurisë- Naim Maloku thotë se premtimi i njejtë është dhënë qysh në vitin 2015. Sipas tij, kjo deklaratë është mashtrimi i radhës i thënë 5 vite më parë.

“Të njejtën deklaratë e ka thënë në vitin 2013 besojë kjo iu kujtohet edhe qytetarëve të Kosovës, dhe njejtë do të ndodhë edhe sivjet. Ashtu njejtë qysh ka ndodh në vitin 2013, po bëhen 5 vjet që e ka thënë deklaratën e njejtë dhe këtu nuk ka ndodh kurgjo. Kjo është rrena e radhës.”, ka thënë ai në një prononcim për Indeksonline.Ndryshe, vlen të kujtojmë faktin se Projekt Ligji për shndërrimin e FSK-së në FAK, ishte miratuar nga Qeveria e Kosovës në prill të vitit 2014.Forcat e Armatosura të Kosovës do të jenë pasardhëse të Forcave të Sigurisë së Kosovës, të cilat kanë më shumë kompetenca të ndërhyrjeve emergjente sesa ushtarake, porse peng i këtij transformimi edhe më tej vazhdon të jetë Lista Serbe.

Thaçi niset në ShBA për Lutjet e Mëngjesit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot do të niset për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marr pjesë në Lutjet e Mëngjesit, në Uashington.I pari i vendit ka pranuar ftesën disa javë më parë për këtë ngjarje, e cila organizohet nga Shtëpia e Bardhë.Ceremonia e Lutjeve të Mëngjesit drejtohet nga presidenti i SHBA-ve Donald Trump dhe shërben si takim ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e personaliteteve të larta nga mbi 130 vende të botës, si: senatorë, kongresistë amerikanë, anëtarë të qeverisë amerikane, zyrtarë të lartë të administratës dhe personalitete të ndryshme të botës nga fusha e artit, kulturës dhe shkencës.

E zunë hetuesin gjatë orarit të punës në motel, tre menaxherë të IPK-së ia panë sherrin

Qëndrimi më shumë se një orë në një motel në Ferizaj për një zyrtar të Inspektoratit të Policisë ka rezultuar me aktakuzë për tre zyrtarë të po këtij institucioni.Në grupin e zyrtarëve të akuzuar nuk bën pjesë hetuesi i cili në korrik të vitit 2013, gjatë orarit të punës, i shoqëruar me një vajzë, kishin vizituar një motel. Aktakuza është për tre zyrtarët që kishin punuar në zbulimin e rastit, shkruan sot Koha Ditore.Ka më shumë se një vit e gjysmë që ish-kryeshefi i IPK-së, Fitim Shishani, Valbona Osmani, drejtoreshë për Hetime Speciale në IPK dhe Jetullah Aliu, drejtor i Departamentit të hetimeve në këtë institucion, janë suspenduar pasi që Prokuroria e Shtetit ka ngritur aktakuzë ndaj këtyre tre zyrtarëve me arsyetimin se ndalimi i hetuesit në motel ishte i jashtëligjshëm.

Hetuesi Q.V., që ishte zënë në motel, është avancuar në punë, ndërsa zyrtarët e IPK-së që kishin marrë iniciativë ta hetonin janë suspenduar dhe degraduar në pozita.

Thirrja plot dhimbje e Tinka Kurtit: Ku ku, më vdiq djali i vetëm!

Ditën e djeshme aktorja e Madhe Tinka Kurti ka humbur djalin
e saj të vetëm.Për shkak të një arresti kardiar, Zef Kurti humbi jetën duke lënë pas dhimbje të pamasë tek familja dhe miqtë e tij.Akademiku Përparim Kabo tregon dhe telefonatën e fundit me të ëmën disa orë para se të ndërronte jetë.

Eshtë e vërtetë biri i vetëm i artistës së madhe Tinka Kurti ka ndruar jetë në Canada në kushte natyrore…pas një telefonate që kishte bërë me të ëmën Tinkën disa orë më pas duke larguar borën…Unë bisedova me Tinkën …ishte për mua shumë e vështirë por dhe për të…mezi priste të udhëtonte drejt Canadasë…Ministria e Punëve të Jashtëme ka treguar kujdes të mënjehëreshëm për udhëtimin drejt Canadasë…Biseda me të ishte ishte shumë dhimbshëm ku dëgjova përjetimin e një nëne që lëshoi piskamën e thellë…Më ka vdek djali..ku ku…!Tinka e shtrenjtë kjo humbje është krejt e pamerituar…por jemi të pafuqishëm. Ajo zemër djali që në dhjetor 2017 on line i thoshte në 85 vjetorin e lindjes gjatë një aktiviteti zhvilluar në Shkodër …Nana ime të dua shumë…tani nuk rreh më..pushoi …Fatalitet…!Ngushëllimi për një nënë që humbet të birin mbase është i pamjaftueshëm…por diçka ka në të…ne i jemi pranë nënës Tinka Kurti…Mbahu finsike…Zoti qoftë me Ty dhe famijen tuaj! Amin!

Anulohet vizita e kryeministrit Dushko Markoviq

Vizita e kryeministrit malazez, Dushko Markoviq i cili pritej që sot ta vizitonte Kosovën është anuluar.Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi konfirmoi për “Gazeta Blic” se për shkak të kushteve atmosferike është anuluar vizita e kryeministrit malazez.“Vizita e kryeministrit të Malit të Zi është anuluar për shkak të mjegullës në Aeroportin e Ndërkombëtar të Prishtinës”, tha ajo.

Ajo ka shtuar se data për vizitën e kryeministrit malzez, Dushko Markoviq do të bëhet publike menjëherë pasi të jenë marrë vesh dy qeveritë.Kjo vizitë e kryeministrit malazez ishte planifikuar pikërisht në kohën kur liderët politikë janë duke shqyrtuar mundësinë e gjetjes së një zgjidhje për shënjimin e kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.Po ashtu për këtë vizitë ishte bllokuar edhe sheshi ‘Skënderbeu’ dhe ai ‘Ibrahim Rugova’.

Ish-komandant Remi jep vlerësimin e tij për Demarkacion e Asociacion

Ish-komandanti i UÇK-SË, Rrustem Mustafa, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se mjaftë është humbur kohë me Demarkacionin e Asociacionin.Ai pohon se Demarkacioni po e mundëson integrimin ndërsa Asociacioni po konsiderohet si veprim kritik që po ofron Komunat me shumicë serbe në Institucionet e Kosovës . Por duke konsideruar se Demarkacioni nuk do të merr tokë dhe Asociacioni nuk ka kompetenca ekzekutive, ka thënë Komandanti.Sipas tij vendi duhet të veproj sa më shpejtë dh të mbyllen këto dy tema, në mënyrë që të vazhdohet me rrugët tjera që janë vitale për të ardhmen e Kosovës.
Postimi i tij i plote:
Demarkacioni dhe Asociacioni
Kemi humbur kohë duke u marrë me Demarkacion e Asociacion. Njëra mundëson integrimin e Kosovës në BE, ndërsa tjetra duhet konsideruar si veprim kritik për të ofruar komunat me shumicë serbe me institucionet e Kosovës. Duke konsideruar që nuk humbet tokë dhe se Asociacioni nuk ka kompetenca ekzekutive, Vendi duhet të veprojë dhe të përmbyllë këto dy tema. Kështu mund të sigurojmë funksionalitet të shtetit dhe të ndjekim agjendat e radhës që janë vitale për ardhmërinë e Vendit.

Pas anulimit të vizitës së Markoviqit, mediet malazeze publikojnë pamjet nga Aeroporti Prishtinës (Video)

Mediat në Malin e Zi kanë raportuar sot që fillimisht ardhja e kryeministrit malazez, Dushko Markoviq në Prishtinë është shtyrë për dy orë, për t’u konfirmuar më pas që kjo vizitë është anuluar, shkruan GazetaBlic.Mediat malazeze kanë publikuar pamjet nga Aeroporti i Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ku shihet një mjegull e dendur sa mezi shihen edhe veturat zyrtare të cilat ishin përgatitur për përcjelljen e kryeministrit malazez.Vizita e kryeministrit të Malit të Zi është anuluar për shkak të mjegullës në Aeroportin e Ndërkombëtar të Prishtinës. Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi i ka thënë “GazetaBlic” që data për vizitën e kryeministrit malazez, Dushko Markoviq do të bëhet publike menjëherë pasi të jenë marrë vesh dy qeveritë.
Vizita e parë në Kosovë e Markoviqit, siç ishte njoftuar më parë nga Qeveria, është dashur të jetë një mundësi “për të thelluar më tej bashkëpunimin në marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve mike, duke përcaktuar aktivitete specifike të përbashkëta dhe projekte, realizimi i të cilave pritet të bëhet në të ardhmen”.

Grupi i Lushtakut e bllokon Bekim Jasharin!

Partitë opozitare që janë pjesë Kuvendit Komunal të Skenderajt, kanë bojkotuar punimet e seancës së sotme plenare, kështu duke pamundësuar vazhdimin e seancë të planifikuar për në orën 9:00.Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari i cili e konsideron të orkestruar këtë veprim të partive opozitare dhe në koordinim me ish-kreun e kësaj komune Sami Lushtaku.“Një pjesë e këshilltarëve komunal lëshuan seancën dhe për pasojë bllokuan punimet e seancës. Fillimisht jnë pjesë këshilltarëve komunal nga radhët e PDK-së lëshuan seancën e datës 30 janar, duke bllokuar zgjedhjen e komuniteteve funksionale obligative për funksionimin e kuvendit, por në bashkëveprim me këshilltarëet e partive të tejra arriten të bllokjnë zgjedhjen e këtyre komuniteteve. Sot vazhdimin e seancës e bllokuan edhe një pjesë e këshilltarëve. Qeveria e kaluar nuk e ka parë të arsyeshme që në plan zhvillimor për pesë vite, nga 2017 deri në 2021 të mos ndajë më shumë se 6 hektarë parcelë si zonë ekonomike dhe atë ku në Runikë, duke pasur hapësira të mjaftueshme dhe vende më të mira dhe më joshëse për investim”, tha ai përmes një video-mesazhi të publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin shoqëror “Facebook”.
Ai ka kërkuar nga qytetarët kësaj komune, që të kërkojnë llogari nga të zgjedhurit e tyre, të cilët sipas tij po e pengojnë funksionimin e Komunës.“I bëjë apel të gjithë qytetarëve, që t’u kërkohët llogari të gjithë atyre që janë votuar për t’i përfaqësuar interesat e tyre në Kuvendin Komunal, të kërkohen arsye për veprimin e tyre”, tha Jashari.Më tej, kryetari i Skenderit Jashari ka përmendur edhe një rast të keqpërdorimit të parasë publike në komunë gjatë qeverisës së kaluar, në krye me Sami Lushtakun, duke thënë se veturës me të cilën ishte vozitur ai nuk i ishin ndërruar gomat ashtu siç ishite kërkaur.“Po ua them një rast të keqpërodrimit, vetura zyrtare me të cilën është vozitur Sami Lushtaku deri më 11 dhjetor ka pasur dy goma të dimrit dhe dy të verës, në këtë gjendje e kam marrë unë”, ka thënë ai.

Në anën tjetër këshilltari politik në asamblen Komunale të Skenderajt nga radhët e LDK-së Isa Fejzullahu, akuzon se subjektet politike që e bojkotuan seancën e sotme plenare janë të kontrolluara nga ish-kryetari Lushtaku.“Seanca e sotme është bojkotuar nga tri partitë opozitare, grupe që janë të kontrolluara nga Sami Lushtaku dhe funksionojnë me direktiva të tij. Ata përmes kësaj forme kanë dashur t’i bëjnë puç kryetarit. Unë kam marrë pjesë në këtë seancë, sepse nuk kam dashur të identifikohem si pjesë e këtij grupi, ani pse kisha paqartësi lidhur me propozimin për ndërtimin e një parku të biznesit në fshatin Morinë të Skenderajt”, tha Fejzullahu për “Gazeta Blic”.Inatet politke ndërmjet Sami Lushtakut dhe Bekim Jasharit, kanë nisur atëherë kur ku i fundit ka zyrtarizuar kandidaturen e tij për kreytar të Skenderatj, vendim ky që bëri PDK-në të mos nominoi asnjë kandidat për kryetar të komunës.Ndryshe, seanca e sotme plenare kishte për rend të ditës dy pika të mbetura nga seanca e kaluar:
Propozim nr. 02-464/01-0005806/18 për shpallje të interesit publik në ngastrat kadastrale që evidentohen si pronë e OBP Produkt Skenderaj.
Propozim nr. 02-020/04-0004818/18, i datës 24.01.2018, për zgjedhjen e 3 aksionereve për komisionin komunal të aksionereve.

Kabinet i kryeministrit të Malit të Zi e konfirmon , ja për kur është shtyrë vizita e Dushko Markoviqit

Vizita e Kryeministrit Malazez, Dushko Markoviq në Kosovë, njoftohet se është shtyrë për javën e ardhshme, përcjellë GazetaBlic.Kështu ka bërë të ditur portali i Radio Televizionit të Malit të Zi, të cilit ia kanë konfirmuar lajmin kabineti i kryeministrit të Malit të Zi.“GazetaBlic” ka kontaktuar me Zëdhënësen e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi e cila ka thënë se nuk mund ta konfirmoj për momentin se cila do të jetë data e saktë për kur është shtyrë vizita e kryeministrit malazez.
Vizita e Markoviqit në Kosovë ka qenë e paraparë që të bëhet sot, mirëpo shkaku i kushteve atmosferike është bërë e ditur se kjo vizitë është shtyrë për një datë tjetër.Kjo vizitë e kryeministrit malazez ishte planifikuar pikërisht në kohën kur liderët politikë janë duke shqyrtuar mundësinë e gjetjes së një zgjidhje për shënjimin e kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.Po ashtu për këtë vizitë ishte bllokuar edhe sheshi ‘Skënderbeu’ dhe ai ‘Ibrahim Rugova’. / © GazetaBlic /